Departamenti: Menaxhim
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Sllavka Kurti ka kryer studimet pranë Fakultetit të Ekonomisë, Univesiteti i Tiranës në Degën Administrim Biznesi dhe me tej ka perfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet Master i Nivelit të Dytë në profilin Administrim Publik. Ka filluar karrierën akademike pranë Departamentit të Menaxhimit, që në vitin 2008 dhe është lektore në nivelin bachelor në lëndën Menaxhim dhe në nivelin master në lendët Administrim Publik Europian , Vlerësim i Politikave dhe Performancës në Sektorin Publik. Aktualisht mban titullin Doktor Shkencash në fushën e Cilësisë së ShërbimvePublike akorduar nga Universiteti i Tiranës. Si kërkuese ajo ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe është autore e artikujve shkencore të publikuara në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Znj Kurti ka qenë pjesëmarrëse në disa workshop , trajnime si dhe është aktivizuar edhe si eksperte e jashtme lokale në disa projekte rëndësishme të organizuara nga IFC, pjesë e Bankës Botërore, Këshilli i Europës, DAP, etj.
Fusha e kërkimit: Menaxhimi i Cilësisë në Sektorin Publik; Politika Publike; Bashkimi Europian
Lëndët: Menaxhim Biznesi, Administrim Publik, Administrim Publik Europian
Copyright © 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.