Departamenti: Menaxhim
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: fatmajaupi@ feut.edu.al
Biografia: Lektore në Departamentin e Menaxhimit në Universitetin e Tiranës, Fakulteti I Ekonomisë. Aktiviteti i mësimdhënies fokusohet në aftësitë sipërmarrëse dhe menaxhimit të biznesit të vogël. Komunikimi në biznes si një mjet I rëndësishëm në epokën dixhitale është pjesë e moduleve të mësimdhënies. Ajo ka përfunduar sudimet në Universitetin e Tiranës në degën Financë dhe më tej përmes një bashkëpunimi me Universitetin e Nebraskës ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznes. Studimet për titullin Doktor i Shkencave janë fokusuar në angazhimin e punonjësve përmes praktikave më të mira të komunikimit dhe kulturës organizative.
Fusha e kërkimit: Identifikimi dhe rritja e aftësive sipërmarrëse (karakteristikat e sipërmarrësve që influencojnë drejt suksesit suksesi për të krijuar dhe menaxhuar një biznes të ri përgatitja e planeve të biznesit). Komunikimi në biznes në epokën dixhitale (llojet e komunikimit efektiviteti në performarcën e organizatës dhe rritja në karrierë)
Lëndët: Komunikim në Biznes, Sipërmarrje dhe Menaxhim i Biznesit të Vogël
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.