Biografia: Blanka Xhani ka mbaruar me rezultate të larta studimet në 2007 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në Degën Menaxhim ( Administrim Biznesi). Në vitin 2009 është diplomuar në Master Shkencor në Financë dhe në 2013 ka mbaruar studimet për Drejtësi.
Prej një periudhe 14 vjecare ka patur një karriere në banka të ndryshme në pozicione drejtuese në Network,Retail dhe kryesisht në Departamentin e Riskut. Aktualisht është pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Menaxhimit mbas një periudhe angazhimi si pedagoge e ftuar po në këtë departament.
Znj. Xhani ka qene pjesëmarrëse në trajnime të ndryshme të organizuara si nga Shoqata Shqiptare e Bankave, Banka Botërore, International Finance Corporation (IFC), Global Association of Risk Professionals (GARP), etj.
Fusha e kërkimit: Menaxhim, Qeverisje Korporatash dhe Sipërmarrje
Lëndët: Menaxhim, Menaxhim Burimesh Njerëzore dhe Qeverisje Korporatash