Departamenti: Menaxhim
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Ervisa Ndoka (Ruka) - lindur në shkurt të vitit 1992 në Burrel. Në vitin 2013 u diplomua si /studentja më e mirë në Profilin Administrim Biznes, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2015 u diplomua në Master Shkencash në degën Financë, ku për rezultatet e arritura mori çertifikaten “Student i Shkëlqyer” dhe Medalje Argjendi nga Universiteti i Tiranës. Gjatë periudhës se fakultetit ka kryer trajnime të ndryshme pranë Ministrise së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Po ashtu është angazhuar në konferencat studentore në fushën e financës. Pas mbarimit të studimeve ka punuar si ekonomiste si në administratën shtetërore ashtu edhe në sektorin privat. Në Fakultetin e Ekonomisë është angazhuar si pedagoge e jashtme në vitin shkollor 2018-2019 në lëndët “Menaxhim Burimesh Njerëzore” dhe “Baza Finance”. Aktualisht është pedagoge e brendshme në Departamentin e Menaxhimit të Fakultetit të Ekonomisë.
Fusha e kërkimit: Menaxhim Burimesh Njerëzore
Lëndët: Menaxhim Burimesh Njerëzore, Komunikim në Biznes
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.