- Departamenti:
Stat. & Inf. e zbatuar
- Grada/Titulli:
Prof. Dr.
- Funksioni:
Personel Akademik
- Kontakt:
[email protected]
- Biografia:
Prof. Dr. Kozeta Sevrani është pedagoge e Informatikës dhe e Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit. Interesat e saj kërkimore përfshijnë: Sistemet e informacionit dhe Siguria e informacionit; e-commerce/e-business, e-learning, e-qeverisje dhe e-shërbime; Integrimi i sistemeve të informacionit, etj. Që nga viti 2010 është organizator e konferencës ndërkombëtare vjetore ISTI, bashkëorganizatore e konferencave dhe workshopeve të ndryshme ndërkombëtare, Gjithashtu, bën punën e konsulencës në kompani private si dhe anëtare e bordit në agjenci qeveritare. Prof. Sevrani është përfshirë në projekte të ndryshme ndërkombëtare si dhe ka prezantuar punën e saj në konferenca të shumta vendase dhe ndërkombëtare. Ajo është në bordin editorial të disa revistave ndërkombëtare dhe puna e saj është botuar në disa revista. Është bashkëautore e një monografie si edhe e katër librave. Ka disa eksperienca në mësimdhënie në universitete të huaja si në Suedi, Austri, Norvegji, Kosovë, etj.
- Fusha e kërkimit:
Informatike/MIS
- Lëndët:
Sistemet e Informacionit të Menaxhimit, Teori e Bazave të të Dhënave, Analizë dhe Projektim i Sistemeve të Informacionit, Analizë dhe Projektim i Bazave të të Dhënave, Metoda Kërkimi