Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar
Grada/Titulli: Prof. Assoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Znj. Braimllari është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës në degën Matematikë special (5 vjeҫar) në korrik të vitit 2003. Gjatë periudhës tetor 2004 – korrik 2006 ka ndjekur studimet Master në Administrim Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, dhe në dhjetor 2010 fiton gradën Doktor i Shkencave në Matematikë, Statistikë dhe Informatikë. Nga shkurti i vitit 2015 ajo mban titullin akademik Profesor i Asociuar. Znj. Braimllari është autore dhe bashkëautore e mbi 20 artikujve të botuar në revista shkencore vendase dhe të huaja, e mbi 20 referimeve shkencore në konferenca ndërkombëtare, dhe ka marrë pjesë si kërkuese në disa projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Modele sasiore në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, Teknika parametrike dhe joparametrike për matjen e efiҫencës, Analiza ekonometrike dhe parashikime në ekonomi, Analiza shumëpërmasore në biznes
Lëndët: Matematikë e Zbatuar, Matematikë Biznesi
Copyright © 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.