- Departamenti:
Stat. & Inf. e zbatuar
- Grada/Titulli:
MSc.
- Funksioni:
Personel Akademik
- Kontakt:
[email protected]
- Biografia:
Migena Musallari ka përfunduar studimet bachelor në Matematikë në vitin 2011 dhe në vitin 2013 studimet në degën Master i Shkencave në Matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Prej vitit akademik 2014-2015 e në vazhdim ka punuar si pedagoge me kohë të pjesshme në Fakultetin e Ekonomisë, UT, në Departamentin Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar, duke u angazhuar në lëndët: Bazat e Statistikës, Statistikë e Zbatuar dhe Matematikë.
Në vitin 2017 znj. Migena ka punuar si pedagoge me kohë të pjesshme dhe më pas si pedagoge me kohë të plotë në Universitetin Europian të Tiranës, e angazhuar në lëndët Bazat e Statistikës dhe Statistikë e Zbatuar.
Në vitet 2017-2020 ka punuar si pedagoge me kohë të plotë pranë Universitetit Luarasi e angazhuar në lëndët e Statistikës dhe Matematikës.
Ajo është autore dhe bashkëautore e disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në dhjetor të vitit 2020 është emëruar si pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
- Fusha e kërkimit:
Statistikë, Matematikë, Teori e Numrave
- Lëndët:
Bazat e Statistikës, Statistikë e Zbatuar