Biografia: Areti Stringa ka mbaruar studimet Dega Ekonomi Plan, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ne vitin 1983. Ka marrë gradën “ Doktor” i Shkencave Ekonomike në vitin 1994, titullin akademik “Profesor i Asocuar” në vitin 1999 dhe titullin akademik “Profesor” në vitin 2011. Znj. Stringa është pedagoge në Departmentit të Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës që nga viti 1983 e në vazhdim. Ajo është autore e mbi 30 referimeve shkencore në konferenca ndërkombëtare e kombëtare , autore e mbi 20 artikujve të botuar në revista shkencore vendase dhe të huaja, të njohura në fushën e politikave Socio-Ekonomike, është autore e 5 teksteve mesimore,nje monografie etj. Profesor Stringa ka kryer specializime në universitete perëndimore Greqi, Angli, Gjermani, Itali etj. Ka eksperiencë mësimdhënëse në disa Universitete të Maqedonis.
Fusha e kërkimit: Aplikimi i metodave sasiore e cilësore në fushën e : Plolitikave Socio-ekonomike Statistikore etj
Lëndët: Baza Statistikës Statistikë e Zbatuar Analizë e Serive Kohore