Departamenti: Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Ezmolda Barolli është Profesore e Asociuar në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar, FEUT. Ajo është diplomuar për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT (1998). Zotëron një diplomë MBA nga Fakulteti i Ekonomisë, UT (2002). Në vitin 2010 ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Statistikë dhe Informatikë të Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë, UT. Ajo është pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë që prej vitit 1999, fillimisht si asistente pedagoge, më pas lektore dhe që nga viti 2015 me titullin akademik “Profesor i Asociuar”. Është autore dhe bashkautore e librave akademikë, artikujve në revista shkencore dhe punimeve në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionit, rrjetave kompjuterike, sistemeve të informacionit dhe sigurisë së rrjetit. Është e përfshirë si trajnuese dhe kërkuese shkencore në projekte të ndryshme të financuara nga Programi Erasmus+ i BE-së. Prej vitit 2012 është eksperte e akreditimit për institucionet e arsimit të lartë dhe e programeve të studimit pranë ASCAL. Bazuar në këtë ekspertizë ajo ka kontribuar në zhvillimin e kurrikulave për të tre ciklet e studimeve në Fakultetin e Ekonomisë, UT. Prej vitit 2021 është eksperte për vlerësimin e projekteve në fushën “Sisteme dhe Teknologji Informacioni” pranë AKKSHI . Aktualisht është nënkryetare e Komisionit të Përhershëm për Dhënien e Gradës Shkencore “Doktor” në FEUT.
Fusha e kërkimit: Rrjetat kompjuterike dhe siguria në to, analiza e performancës së rrjetave, sistemet e informacionit, mësimi elektronik dhe qeverisja elektronike.
Lëndët: Informatikë, Komunikim të Dhënash dhe Rrjeta Kompjuterike, Komunikimi i të Dhënave në Biznes, Siguria e Rrjetit, Metodat e Kërkimit.
Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.