Biografia: Eglantina ZYKA , është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin e Tiranës, dega Financë në vitin 1999. Ka mbaruar studimet master në Financë në vitin 2006 pranë Fakultetit të Ekonomisë. Në vitin 2002 ka filluar punë si asistente pedagoge në lëndën e Statistikës, pranë departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë, ku në vitin 2011 ka marrë gradën shkencore Doktor. Që prej korrikut të vitit 2015 është Profesore e Asociuar në këtë departament. Prej vitit 2004 dhe në vazhdim është lektore e Statistikës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.
Fusha e kërkimit: Migrimi, Tregu i sigurimeve, Varfëria dhe Pabarazia, fusha të tjera ekonomike dhe sociale.