Biografia: Blerina Vika e diplomuar ne 2007 me diplomë të integruar 5-vjeçare në Informatikë nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Më tej, Blerian ka vijuar studimet e nivelit Master në Informatikë të Avancuar në të njëjtin fakultet, FSHN.
Aktualisht, Znj. Vika është pedagoge pranë Departamentit Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Gradën Doktor në Sistemet e Informacionit e ka përftuar me punimin në fushën e Inteligjencës Artificiale me temë ‘Analiza dhe Dizenjimi i një Sistemi Inteligjent për Parashikime nëpërmjet Rrjetave Neurale’, dhe më tej ka marrë titullin Profesor i Asocuar pranë departamentit Statistikë dhe Infomatikë e Zbatuar.
Ajo është autore e shumë punimeve shkencore në konferenca ndërkombëtare e kombëtare si dhe autore e një numri të konsiderueshëm artikujsh të botuar në revista shkencore vendase dhe të huaja, të njohura në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit. Gjithashtu, Blerina Vika është e përfshirë në projekte të ndryshme kombëtare dhe nderkombetare.
Fusha e kërkimit: Analiza dhe modelimi i Algoritmeve, Struktura e të dhënave, Inteligjenca Artificiale dhe Zhvillimi dhe aplikimi i teknikave Machine Learning (ML) dhe Deep Learning (DL). Parashikimi me Rrjeta Nervore dhe nxjerrje inteligjente e të dhënave
Lëndët: Algoritmikë, Struktura e të Dhënave, Inteligjenca Artificiale, Programim JAVA, Inxhinieri Softuerësh