Biografia: Dr. Enxhia Sala ka përfunduar studimet “Bachelor” në “Inxhinieri Matematike dhe Informatike” në Universitetin e Tiranës, në vitin 2014, si dhe studimet “Master i Shkencave” në të njëjtën fushë në vitin 2016. Në vitin 2025, ajo fitoi gradën “Doktor i Shkencave” në “Shkenca Ekonomike”, me nënfushë “Sisteme Informacioni në Ekonomi” në Universitetin e Tiranës, ku një pjesë e kërkimit të saj shkencor u zhvillua në bashkëpunim me Lund University dhe Linnaeus University, në Suedi.
Që prej vitit 2016, Dr. Sala është pjesë e stafit akademik të Universitetit të Tiranës. Gjatë karrierës së saj akademike, ajo ka qenë gjithashtu pedagoge e ftuar në disa universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Ajo është autore dhe bashkautore e shumë artikujve shkencorë të botuar në revista shkencore prestigjioze dhe të prezantuar në konferenca, kongrese dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare. Fushat e saj të kërkimit përfshijnë sistemet e informacionit, sigurinë e informacionit, inteligjencën artificiale dhe ndërveprimin njeri-kompjuter.
Në vitin 2026, ajo u emërua Anëtare e Bordit Editorial të revistës ndërkombëtare të indeksuar “Journal of Transactions in Systems Engineering”, si edhe Anëtare e Komitetit të Konferencës Ndërkombëtare “International Conference on Industrial and Systems Engineering”, e cila publikon punimet në Springer Proceedings dhe revista të indeksuara në Scopus.
Po në vitin 2026, Dr. Sala u përzgjodh si Anëtare e Akademisë së të Rinjve të Shqipërisë, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, institucionit shkencor më të lartë dhe më të rëndësishëm në Republikën e Shqipërisë.
Dr. Sala ka dhënë gjithashtu kontribut shkencor dhe profesional në institucione publike, si Kryeministria, Banka e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës, si edhe në sektorin privat të biznesit dhe sipërmarrjes, veçanërisht në fushën e teknologjisë dhe sistemeve të informacionit.
Në nivel ndërkombëtar, ajo shërben si Global Ambassador dhe Country Leader për Shqipërinë në WomenTech Network, duke promovuar fuqizimin e grave në teknologji, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin e ekosistemit të inovacionit.
Fusha e kërkimit: Sisteme Informacioni nё Ekonomi, Siguri Informacioni, Aplikime tё Inteligjencёs Artificiale, Ndërveprimi Njeri-Kompjuter
Lëndët: Siguria e Sistemeve të Informacionit, Çështje të Avancuara të Sigurisë së Informacionit, Arkitekturë Kompjuteri, Sisteme Shfrytëzimi