Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Denisa Millo (1990) ka përfunduar studimet e larta bachelor pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universitetit të Tiranës në degën Informatikë-Ekonomike (2012). Studimet master i përfundoi në vitin 2014 me diplomën Master i Shkencave në Kërkime Operacionale në Manaxhim pranë të njëjtit fakultet. Në vitet 2015-2020 është angazhuar si pedagoge e ftuar pranë departamentit Statistikë & Informatikë e Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë, UT. Gjatë kësaj periudhe ka punuar pranë kompanive të ndryshme në modelime sistemesh informacioni/financiare.Në vitet 2010-2012 ka botuar punime shkencore lidhur me projektin HPSEE për programimin paralel pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Në vazhdim ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në fushën e aplikimeve të informatikës duke numëruar disa artikuj. Më Shtator 2020 është emëruar staf akademik më kohë të plotë në Fakultetin e Ekonomisë, UT. Denisa njeh dhe komunikon në gjuhët; anglisht, italisht, frëngjisht.
Fusha e kërkimit: Modelime sistemesh informacioni, Aplikime të programimit paralel, Sistemet Inteligjente.
Lëndët: Strukturë të Dhënash, Informatikë, Sisteme informacioni në manaxhim/kontabilitet, Modelim spreadsheet.
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.