dorezim_diplomash.jpg

Njoftim mbi dorëzimin e diplomave Bachelor në Departamentin e Kontabilitetit

Njoftohen studentët e PROGRAMIT BACHELOR, dega Finance-Kontabilitet të sistemit me kohë të plotë dhe të pjesshme, se sikurse është afishuar në Web-in e FEUT-së, data e mbrojtjes së Diplomave është 05.10.2021, në orën 8.30. Mbrojtja do të zhvillohet online.

Studentët njoftohen që në datat 29.09.2021 dhe 03.10.2021 nga ora 10.00-13.00 duhet të dorëzojnë në Sekretarinë e Departamentit të Kontabilitetit, punimin e Diplomës në hard-copy, të firmosur nga pedagogu udhëheqës dhe punimin në C.D. në Word.

Suksese!

Njoftim mbi dorëzimin e diplomave Master në Departamentin e Kontabilitetit

Njoftohen studentët e PROGRAMIT MASTER, të sistemit me kohë të plotë dhe të pjesshme, se siç është afishuar në Web-in e FEUT-së, data e mbrojtjes së Diplomave është 05.10.2021, në orën17.00. Mbrojtja do të zhvillohet online.

Studentët njoftohen që në datat 29.09.2021 dhe 03.10.2021 nga ora 10.00-13.00 duhet të dorëzojnë në Sekretarinë e Departamentit të Kontabilitetit, punimin e Diplomës në hard-copy, formularin e vlerësimit të firmosur nga pedagogu udhëheqës dhe punimin në C.D. në Word.

Suksese!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.