download.jpg

Të dashur Studentë të Fakultetit të Ekonomisë, në zbatim të Vendimit Nr.198, Datë 11.11.2021 të Rektorit të UT, “Për shpalljen e periudhës zgjedhore dhe datës së zgjedhjeve, për anëtarë të Këshillave Studentorë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës” dhe "Rregullores për zgjedhjet e para të këshillave të studentëve në Universitetin e Tiranës" miratuar me Vendimin nr. 22 dt. 26. 06. 2019 të Senatit Akademik të UT, njoftohen Studentët e Fakultetit të Ekonomisë se mund të aplikojnë për Anëtar Përfaqësues në KIZS (Neni 7, pika 2 e Rregullores) dhe  Anëtar Përfaqësues në KAS (Neni 8, pika 2 e Rregullores), pranë Sekretarisë Mësimore, FE, në datat 15 - 18 Nëntor, ora 09:00-15:00 dhe ditën e Premte dt. 19 Nëntor, ora 09:00-13:00.

Ditën e Premte, dt. 19 Nëntor, ora 14:00 do të hidhet shorti (sipas Neneve 7 dhe 8 të Rregullores), Godina B, Kati i Dytë, Salla e Këshillit, Fakulteti i Ekonomisë.
Suksese!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.