Leksion_i_Hapur_1.JPG

Ditën e mërkurë, dt. 17.10.2021, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë u zhvillua një leksion i hapur me temë “Falimentimi në Shqipëri dhe mekanizmat e vendosur për palët e interesuara (debitori; kreditori; gjykata; avokatët; ndërmjetësuesit)”.

Të pranishëm në aktivitet ishin Z. Olsi Çoku – Kryetar Bordi i AMF dhe përfaqësues i Kalo & Associates, Pedagogë dhe Studentë të Vitit të Parë Master në Financë, Fakulteti i Ekonomisë. Gjithashtu në lidhje online ishin Znj. Irena Gribizi - Koordinatore e Projektit të Internacional Finance Corporation (IFC) për Shqipërinë, Njësia Këshilluese për Krijimin e Tregjeve, dhe Z. Andres Federico Martinez, Specialist i Lartë i Sektorit Financiar, Grupi i Bankës Botërore, Washington DC, SHBA.

Z. Olsi Çoku, prezantoi risitë e ligjit të ri 110/2016 për falimentimin, duke përfshirë të gjitha hapat procedurial në dispozicion të kreditorëve për një procedurë efektive falimentimi.

Në fund të aktivitetit, studentë dhe pedagogë drejtuan pyetje në lidhje me temën e prezantuar.

Fotot nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.