takimi.JPG

Ditën e Enjte, dt. 18 Nëntor, Dekani i FE, Prof. Dr. Dhori Kule priti në takim Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Universitetin Aristoteli (AUTH) në Selanik, Greqi, Prof. Dr. Grigoris Zarotiadis, njëkohësisht dhe President i ASECU, Shoqatës së Universiteteve Ekonomike të Evropës Jugore dhe Lindore dhe Rajonit të Detit të Zi, në kuadër të procesit të Ndërkombëtarizimit.

Midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Aristoteli ekziston një marrëveshje bashkëpunimi që prej vitit 1998, e përsëritur në mënyrë periodike. Gjatë takimit u diskutua thellimi i bashkëpunimit midis Fakultetit të Ekonomisë, UT dhe Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike, AUTH dhe konkretisht në mundësitë e aplikimit për diploma të dyfishta, shkëmbimet e studentëve dhe stafit në kuadër të projekteve Erasmus + si dhe shkolla verore në Greqi për studentët e Fakultetit të Ekonomisë.

Më pas, Prof. Dr. Grigoris Zarotiadis zhvilloi një leksion të hapur me studentët e Fakultetit të Ekonomisë.

1.jpeg

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.