Aktiviteti “Ekspozita për Klimën” i zhvilluar pranë mjediseve të Fakultetit të Ekonomisë gjatë mesditës, mblodhi së bashku aktorë të shoqërisë civile, botës së biznesit, studentë dhe pedagogë të unifikuar nën përgjegjësinë për të rritur ndërgjegjësimin për klimën.
Organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve financiare prezantuan për studentët dhe stafin e Fakultetit të Ekonomisë projektet e tyre pro-mjedisore dhe pro-klimës. Një theks i veçantë në këtë aktivitet ju dha aftësimit të studentëve për të zhvilluar dijet e tyre në drejtim të kërkesave të tregut të punës për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin:
- “Qendra Eden”, (www.eden-al.org)
- “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”, (www.partnersalbania.org)
- “ProCredit Bank Shqipëri”, (www.procreditbank.com.al)
- Kompania “Tirana Teknologji” (www.ttalbania.com)
- Kompania “AL-TEK sh.p.k” (https://www.al-tek.al)
Kompanitë pjesëmarrëse në panair operojnë në fushën e Eficiencës Energjitike, Financimit të Gjelbër dhe direktivave të BE-së për klimën dhe energjinë.