CEI (Central Europe Initiative)
I themeluar në vitin 2001, Fondi i Bashkëpunimit të Europës Qëndrore (CEI), financon aktivitete që synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare të CEI si dhe zbatimin e qëllimeve strategjike dhe objektivave kryesore të përcaktuara nga Plani i Veprimit të CEI. Dy objektivat kryesor të Planit të Veprimit të CEI për periudhën 2021- 2023 janë: a) nxitja e rritjes ekonomike së qëndrueshme për mjedisin; b) ndërtimi i shoqërive të drejta (reduktimi i pabarazive).
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (FEUT) ka aplikuar dhe fituar në Fondin CEI me projektin “ Konferencë Ndërkombëtare mbi Ekonominë Qarkulluese” në partneritet me 10 institucone kërkimore në 8 shtete anëtare të CEI.
Zhvillimi i këtij projekti është në përputhje me politikat e Ndërkombëtarizimit që tashmë Universiteti i Tiranës (UT) po ndjek dhe rrit vizibilitetin e FEUT dhe UT në fushën e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimeve Europiane.
Institucionet të cilat bashkëpunojnë me Fakultetin e Ekonomisë, UT, në këtë projekt janë:
- Slovak University of Agriculture in Nitra (Slovakia)
- Czech University of Life Sciences (Czech Republic)
- University of Dubrovnik (Croatia)
- Danubius University from Galati (Romania)
- Jan Kochanowski University of Kielce (Poland)
- University of Rzeszow (Poland)
- University of Dzemal Bijedic in Mostar (Bosna i Hercegovina)
- University of Tuzla (Bosna i Hercegovina)
- University of National and World Economy (Bulgaria)
- University of Tetova (Republic of North Macedonia)
Grupi i punës në Fakultetin e Ekonomisë drejtohet nga Zv.Dekan Prof. Dr. Fatmir Memaj dhe synon përmbushjen e objektivit të parë të Planit të veprimit të CEI, zhvillimin e qendrueshëm ekonomik të rajonit. Aktiviteti shkencor për realizimin e këtij objektivi do të jetë Konferenca Ndërkombëtare Hibride me titull “ Ekonomia Qarkulluese: Mundësitë dhe Sfidat” (Circular Economy: Opportunities and Challenges) e cila synon të ndikojë pozitivisht në:
- rritjen e kërkimit shkencor mbi këtë temë në tetë vendet partnere ;
- informimin mbi zhvillimet kryesore ekonomike, sociale e mjedisore në shtetet pjesëmarrëse;
- komunikimi i gjetjeve,rezultateve dhe përfundimeve me aktorë kyçtë botës akademike, shkencore e politike, për të mundësuar përparimin e e tyre;
- ndërgjegjësimi i mëtejshëm i studentëve mbi Ekonominë Qarkulluese.
Kjo iniciativë nxit edhe më tej kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar, rajonal e ndërkombëtar.