wShophi2_resized_1.jpeg

Në datën 23 janar 2024, në ambientet e FE u zhvillua sesioni i dytë i Workshop-in D2.1 HEInnovative Self-Assessment të zhvilluar në kuadër të projektit “Sustainable Living Labs for Regional Entrepreneurial Cooperation (GreenWB)” i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadrin e programit Erasmus+. Ky workshop u organizua nga grupi i punës i projektit, të cilët janë të angazhuar maksimalisht për implementimin e tij. Në këtë workshop ku morën pjesë pedagogë, studentë dhe përfaqësues të bizneseve u theksua rëndësia e institucionit të arsimit të lartë sipërmarrës dhe inovator.

Fakulteti i Ekonomisë i ka dhënë gjithmonë rëndësi bashkëpunimit me bizneset. Bashkëpunimi me bizneset u jep studentëve mundësinë të njihen më nga afër me tregun e punës, dhe të kenë mundësinë të zgjedhin karrierën e tyre të ardhshme duke plotësuar nevojat e tregut të punës.

Për bashkëpunim sa më efektiv dhe efiçent ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe bizneseve nëpërmjet inovacionit dhe sipërmarrjes në një të ardhme me fokus qëndrueshmërinë mjedisore është i rëndësishëm vetëvlerësimi i institucioneve të arsimit të lartë. Procesi i vetëvlerësimit mund të realizohet me anë të HEInnovation self-assessment, një mjet shumë i rëndësishëm për të eksploruar dhe konkluduar për potencialet sipërmarrëse dhe innovative të institucioneve arsimore. HEInnovate është një nismë e Komisionit Europian në partneritet me OECD. Grupi i punës i projektit diskutoi rëndësinë, mënyrën e përdorimit dhe vlerën praktike të HEInnovate, në vlerësimin e Universitetit të Tiranës si pjesë e aktiviteteve të projektit.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.