Në mbështetje të nenit 11, pika 1 "c", te ligjit nr. 80/2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor ne institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", të gërmës "c", të pikës 3 të VKM-së nr. 397, datë 03.05.2017 "Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë", si dhe të Vendimit të Keshillit të Ministrave nr. 440, datë 19.07.2023, "Për përcaktimin e skemës së Kreditimit Studentor", ju njoftojmë se:
Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, fton studentet me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri, që janë të regjistruar dhe ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë publik, të aplikojnë për të përfituar nga skema e kreditimit studentor.
Sipas skemës së kreditimit studentor, studentët të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në VKM 440/2023, kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për kredi studentore, për financimin e kostove të studimeve. Kostoja e studimeve përfshin, tarifën e studimeve dhe kostot e jetesës e cila përllogaritet deri në kufirin e pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, në masën 40.000 lekë/muaj.
Kreditimi i studentëve do të realizohet nga banka e nivelit të dytë, e cila është përzgjedhur fituese nga AKFAL, për të lidhur kontratë me studentët përfitues. Një pjesë e normës së interesit të kredisë (jo më shumë se pesë pikë përqindje) do të financohet nga buxheti i shtetit nga fondi për arsimin e lartë.
Renditja e aplikimeve të studentëve për kredi studentore do të bëhet nga komisioni që ngrihet nga AKFAL, duke u bazuar në kushtet e përcaktuara ne piken 7, të VKM-së nr.440/2023, të listuara si më poshtë:
- Vlera e kredise së kërkuar;
- Lloji i programit të studimit ku eshte regjistruar studenti;
- Rezultatet e studentit kërkues për kredi
Për sa më sipër:
Ftojmë të gjithë studentët të aplikojnë në portalin UAlbania, duke plotesuar formularin e aplikimit për kredi studentore, dhe të dorëzojnë dokumentacionin, dorazi, nga data 15.02.2024, në adresë të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, adresa: Rruga "Nairn Frashëri", Nr. 37, Tiranë.
Studenti kërkues duhet të dorëzoje fizikisht dokumentet, sipas anekseve më poshtë:
- Aneksi 1: Lista e dokumenteve të nevojshëm për aplikim;
- Aneks 2: Deklaratë për vërtetësinë e të dhënave;
Duke Ju falenderuar,
Njoftim Publik për aplikimin e studentëve për kredinë studentore (sipas RASH)