Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, mbledhur në datë 25. 03. 2024, pasi shqyrtoi kërkesën e 377 studentëve të vitit të tretë bachelor, drejtuar Dekanit në dt. 11 Mars, mbi mundësinë e një minisezon provimesh gjatë muajit prill

VENDOSI:

1. Të miratojë kërkesën e studentëve për data provimesh për vitin e tretë bachelor, në periudhën 2-5 Prill

2. Në këtë minisezon studentët kanë të drejtë të regjistrohen maksimumi në 2 (dy) provime, të cilat mund të jenë provime të mbartura apo përmirësime.

3. Studentët që do të regjistrohen për provime, duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet financiare kundrejt fakultetit.

4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Klikoni për me tepër:

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.