foto_kryesore.jpeg

Më 3 Prill 2024, Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës organizoi një sesion fokus grupi për të diskutuar mbi temën e qëndrueshmërisë në operacionet e biznesit. Objektivi kryesor i këtij sesioni ishte trajtimi edhe më praktik i konceptit të qëndrueshmërisë, duke përfshirë dimensionet mjedisore, ekonomike dhe sociale, brenda kontekstit të Shqipërisë. Gjatë diskutimit u adresuan edhe aktivitetet e ekonomisë qarkulluese dhe praktikat e raportimit të qëndrueshmërisë (raportet jo-financiare), bazuar në praktikat ekzistuese dhe fushat e mundshme për përmirësim në vend.

Zhvillimi e njohurive për të ndihmuar në konceptimin e programeve të trajnimit që fokusohen në mbështetjen e sipërmarrjes së qëndrueshme përmes inovacionit dhe përmirësimit të aftësive, është shumë i rëndësishëm. Fokus Grupi mblodhi së bashku një grup të ndryshëm pjesëmarrësish, duke përfshirë ekspertë mjedisorë dhe sipërmarrës, për të krijuar një mjedis bashkëpunues ku mund të ndaheshin idetë dhe praktikat më të mira.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit trajtuan ndikimin e operacioneve të biznesit në mjedis. Ata analizuan se si kompanitë në Shqipëri mund të përafrojnë praktikat e tyre me standardet mjedisore dhe të adresojnë sfidat e rëndësishme mjedisore me të cilat përballet vendi. Fokusi i diskutimit u shtri në implikimet ekonomike të praktikave të qëndrueshme, duke eksploruar përfitimet që mund të sjellë zhvillimi i qëndrueshëm për bizneset. Gjithashtu, pjesëmarrësit propozuan tregues ekonomikë për të matur progresin në këtë fushë.

U morën parasysh edhe aspektet sociale të qëndrueshmërisë, ku pjesëmarrësit adresuan shembuj për praktikat e ndërmarra prej tyre në këtë drejtim, si edhe identifikuan fushat ku mund të bëhen përmirësime në Shqipëri. Koncepti i aktiviteteve të ekonomisë qarkulluese u diskutua gjithashtu, ku u prezantuan zbatimi aktual nga kompanitë pjesëmarrëse i këtyre praktikave, ashtu edhe aplikimi i mundshëm i këtyre aktiviteteve brenda kontekstit shqiptar.

Pjesëmarrësit diskutuan praktikat e raportimit të qëndrueshmërisë dhe mënyrën se si kompanitë në Shqipëri u qasen atyre. Sesioni synoi të sigurojë një kuptim gjithëpërfshirës të praktikave të qëndrueshme të biznesit dhe të inkurajojë pjesëmarrësit të integrojnë zgjidhje inovative në përpjekjet e tyre sipërmarrëse.

Ky fokus grup shërbeu si një platformë për eksplorimin e dimensioneve të ndryshme të qëndrueshmërisë në operacionet e biznesit, me fokus të veçantë në stimulimin e sipërmarrjes së qëndrueshme përmes inovacionit dhe ngritjes se kapaciteteve. Këndvështrimet e mbledhura nga ky sesion do të shërbejnë në hartimin e programeve të trajnimit dhe iniciativave që synojnë të përmirësojnë praktikat e qëndrueshme të biznesit dhe të nxisin ndryshime pozitive brenda bizneseve shqiptare.

Pjesëmarrës në këtë sesion ishin:

- Dritan Nako, i cili mban pozicionin e Menaxherit Ligjor, CSR & Marrëdhënieve me Jashtë në Titan Cement Company SA.
- Dorian Pashaj, shef i Njësisë së Menaxhimit të Mjedisit në ProCredit Bank Albania.
- Erion Ndreçka, i cili mban pozicionin e Menaxherit të Përgjegjësisë Sociale dhe Komunikimit të Korporatës në BALFIN Group.
- Rakip Belishaku, themeluesi i Rinora Handmade, një biznes i qëndrueshëm i specializuar në sapun natyral dhe sfungjerë ekologjik.
- Alis Mustafa, i cili mban pozicionin e Menaxheres së Projektit në Partners Albania dhe Menaxhere e platformës DPI.
- Emirjeta Adhami, Eksperte Biodiversiteti, Instituti për Mbrojtjen e Natyrës (INCA)
- Besmira Bejleri, me pozicionin e Specialistes së Lartë për financimin e projekteve, ESG dhe Agrofinancim në Raiffeisen Bank Albania.
- Të pranishëm ishin gjithashtu staf i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pjesëtarë të grupit të punës së projektit USE-IPM.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.