Ru1.jpeg

Tryeza e rrumbullakët “Integrimi i politikave dhe strategjive të BE-së në agjendën e energjisë dhe klimës së Shqipërisë” u organizua në kuadër të Modulit Jean Monnet “Promoting knoëledge on EU policy in fiscal administration, climate, and energy topics”.

Kjo tryezë mblodhi së bashku aktorë të sferave të ndryshme për të identifikuar këndvështrime të ndryshme dhe të përbashkëta mbi rolin e akademisë, qeverive dhe bashkëpunimin me BE-në. Në aktivitet ishin të pranishëm Zv. Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Asoc. Dr. Etleva Bajrami,  Mirela Kamberi, Koordinatore Kombëtare e Projektit nga PNUD, Artan Leskoviku, Drejtues i Energjisë pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Besim Islami, profesor dhe ekspert i njohur në këtë fushë, drejtues i EECG ltd në EECG - Energy Environmental Consulting Group, lektorët e Modulit Jean Monnet, si dhe pedagogë dhe studentë të programit “Master i Shkencave në Menaxhimin e Riskut” të Fakultetit të Ekonomisë, të cilët u angazhuan ne diskutime.

Qëllimi ishte diskutimi për bashkëpunimet e ardhshme drejt krijimit të politikave më të mira kombëtare, praktikat më të mira në adresimin e riskut të klimës dhe sektorit të energjisë, dhe rolin e akademisë në përmbushjen e agjendës së BE-së për klimën dhe energjinë.

Në aktivitet u theksua kontributi i Shqipërisë në energjinë e rinovueshme. U diskutua kapaciteti i Shqipërisë për të balancuar zhvillimin e energjisë së rinovueshme pa ndikuar negativisht në sektorë të tjerë.

Foto nga Aktiviteti

Materiali Anglisht

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.