C1.jpeg

Në datë 29 Maj 2024, pranë ambjenteve të FEUT u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave për studentët që ndoqën kursin intensiv “Green Finance and Sustainable Development”. Pjesmarrës në këtë ceremoni ishin studentë, pedagogë të FEUT, si edhe përfaqësues nga biznesi dhe industria e sigurimeve.

Ky kurs u zhvillua në kuadër në projektit Jean Monnet “Enhancing Knowledge of EU Green Finance Policies in Insurance and Business Valuation- Green FIB”, ku pjesmarrës ishin studentë që ndjekin studimet në nivelin Bachelor pranë FEUT.

Në fokus të këtij kursi ishte jo vetëm pajisja e studentëve me njohuri për financat e gjelbërta dhe zhvillimin e qëndrueshëm, por edhe inkurajimi për të qenë më aktiv në aktivitete dhe diskutime që lidhen me këto cështje, si dhe për të ndjekur module mbi qëndrueshmërinë e tema të ngjashme në të ardhmen.

Kursi intensiv i organizuar është në vazhdën e aktivitete që ndërmerren në kuadër të iniciativës së përmirësimit të kurrikulave të programeve të studimit pranë FEUT, si dhe përafrimit të tyre me direktivat dhe politikat e BE-së.

Foto nga aktiviteti:

Materiali Anglisht: 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.