Provim më 7 Tetor 2026!

Pas shqyrtimit të kërkesave të përcjella zyrtarisht nga studentët dhe nga ana e studentit senator të FE, do të zhvillohen provime për studentët e vitit të fundit të studimeve dhe përsëritës të këtij viti, për ciklin e studimeve Bachelor.

Provimi: 7 Tetor 2026, ora 13:00 – për studentët e vitit të fundit me 1 (një) provim të pashlyer
Konsultimet: 6 Tetor 2026, ora 11:30, pranë çdo departamenti

⚠️ Për pjesëmarrjen në provimin e datës 7 Tetor është i detyrueshëm regjistrimi i provimit në sistemin e-Student.

Sallat e Provimeve dhe Konsultimeve

Dorëzimi dhe Mbrojtja e Praktikave & Diplomave – Bachelor

Dorëzimi i praktikave dhe diplomave: 08.10.2026, ora 09:00 – 13:00

🎓 Mbrojtja e Praktikave

09.10.2026, ora 09:00

🎓 Mbrojtja e Diplomave

09.10.2026, ora 11:00

* Studentët që do të regjistrohen për provim duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet financiare ndaj fakultetit.

Suksese!

 
Sezoni i Provimeve · Shtator 2026
FEUT

Data e Provimeve për Studentët e Vitit të Fundit të Studimeve

Pas shqyrtimit të kërkesës së studentit Senator dhe një grupi të konsiderueshëm studentësh, do të zhvillohen provime për studentët e vitit të fundit të studimeve, për programet Bachelor dhe Master, në datat 24, 25 dhe 28 Shtator. Gjithashtu, mbrojtja e diplomave dhe praktikave do të zhvillohet në datën 1 Tetor 2026.

Bachelor
24, 25 & 28 Shtator
E drejtë për të shlyer deri në 3 (tre) provime.
Master
24, 25 & 28 Shtator
E drejtë për të shlyer deri në 2 (dy) provime.
 

Regjistrimi në provime

Për pjesëmarrjen në provime është i detyrueshëm regjistrimi paraprak. Afati është deri 24 orë përpara provimit.

 

Oraret dhe sallat për provime

Data e Diplomave & Praktikave

 
Dorëzimi i Praktikave dhe Diplomave · Sekretaritë e Departamenteve
30 Shtator 2026, 09:00–16:00
 
Mbrojtja e Praktikave · Bachelor & Master
1 Tetor 2026, ora 09:00
 
Mbrojtja e Diplomave · Bachelor & Master
1 Tetor 2026, ora 11:00
 

Kujdes: Do të lejohen të japin provimet vetëm studentët të cilët kanë shlyer tarifën e shkollimit.

Suksese!

 

Fakulteti i Ekonomisë · Universiteti i Tiranës

Njoftohen studentët e programit bachelor dhe master, se mbrojta e diplomave dhe praktikave mësimore do të bëhet sipas datave të shënuara në tabelën e mëposhtme: 

Klikoni këtu për Datat: Datat për Dorëzimin e Praktikave & Diplomave dhe Mbrojtja e tyre, Shtator 2026

Dokumentat e praktikave mësimore dhe punimet e diplomave do të dorëzohen në sekretaritë e departamenteve përkatëse sipas datave në tabelën e afishuar.

*Kujdes: Do të lejohen të japin provimet vetëm studentët të cilët kanë shlyer tarifën e shkollimit.

Suksese!

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.