Në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti i Tiranës ka me Universitetin Panamaricana në Meksikë janë hapur thirrjet për shkëmbime në tre kampuset e tyre.
Ata ofrojnë një gamë të gjerë kursesh në anglisht dhe spanjisht në disiplina të ndryshme, orientim gjithëpërfshirës, mbështetje të vazhdueshme nga zyra e tyre e çështjeve ndërkombëtare dhe një program i dedikuar për studentët.
Gjithashtu ofrohen mundësi për të marrë pjesë në ngjarje kulturore, ekskursione dhe angazhim në komunitet.
Për më shumë informacion: https://sites.google.com/up.edu.mx/ia-incoming/universidad-panamericana?authuser=0