Rrjeti i Studentëve Ekselentë

Ke kërkesa mjaft të larta për arritjet e tua akademike? Aspiron të rradhitesh në elitën e studentëve të Universitetit të Tiranës?

Rrjeti i Studentëve Ekselentë është mundësia më e mirë!
Rrjeti i Studentëve Ekselentë të Universitetit të Tiranës i njohur ndryshe si NES (Network of Excellent Students), u themelua më 2010 nga një grup divers studentësh nga Fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës. Rrjeti NES është një organizatë jofitimprurëse, jopolitike, pa qëllime ekonomike, e studentëve ekselentë të Universitetit të Tiranës, që zhvillon aktivitetin e tij në mjediset e UT ose jashtë tij, me qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e kohezionit, përkatësisë dhe parimeve të studentëve të Universitetit të Tiranës. Anëtarët e NES janë studentë cilësorë, me rezultate të shkëlqyera akademike që vijnë nga fakultete të ndryshme të UT. NES është një ndër organizatat më prestigjoze, më të njohura dhe më të kërkuara nga studentët e Universitetit të Tiranës.
Nëpërmjet sloganit të tij “Përmes dijes drejt së ardhmes” synohet të inkurajohen vlerat më të mira studentëve, jo vetëm në fushën akademike.

Disa prej qëllimeve të NES:

Promovon vlerat e studentëve të Universitetit të Tiranës;
Propozon, nxit dhe kërkon çdo ndryshim të nevojshëm të rregulloreve, statuteve, urdhërave apo të gjitha akteve të tjera që janë në kundërshtim me interesin e studentëve;
Organizon aktivitete me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve për nevojat e universitetit
Zhvillon aktivitete me karakter shkencor, kulturor dhe social, për të ndihmuar studentët në pasurimin e ideve të tyre;
Stimulon studentët ekselentë të universitetit, me të gjitha mjetet e mundshme;
Informon studentët mbi të rejat e universitetit, ndryshimet e mundshme, informacionet utilitare të tyre, etj;
Ndërmer veprime që ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së studentëve;
Kontribuon me të gjitha mjetet e mundshme ligjore në zhvillimin e arsimit të lartë në tërësi, duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet që mund të arrijnë këtë qëllim;
Është një shembull pozitiv për shoqërinë në tërësi, me anë të aktiviteteve ndërgjegjësuese, ceremonive, shfaqjeve;
Mbështet studentët në rast të shkeljes së të drejtave të tyre.
Disa nga aktivitetet e Rrjetit të Studentëve Ekselentë janë Leksionet e Hapura, Takimet e Hapura, Shkolla Verore, aktivitete sociale, etj.

Takimet e hapura

Takimet e hapura janë ndër aktivitet më të shpeshta që organizohen. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është përvetësimi i eksperiencës së figurave të jetës publike në vend, të ftuar përballë studentëve, të cilët do të kenë mundësinë për t’u drejtuar pyetje, që janë në interes të tyre. Këto figura mund të jenë të fushës së ekonomisë, politikës, artit, etj. Takime të Hapura janë zhvilluar me Z. Sali Berisha, Z. Edi Rama, gazetarë të ndryshëm, përfaqësues nga Ambasada e Azerbajxhanit në Greqi, etj.

Shkolla Verore

Çdo vit organizohet shkolla verore me anëtarët e rrjetit. Çdo shkollë verore ka një tematikë të caktuar, mbi të cilën studentët japin mendimin dhe argumentet e tyre. Dy nga shkollat verore janë mbajtur në Sarandë dhe Drimadhes.
Gjithashtu NES ka organizuar edhe seminare speciale. NES ka qënë prezent edhe në aktivitete të tjera, të cilat kanë pasur ndikim në jetën e studentëve, ku mund të përmendim: pjesëmarrjen në diskutimet që janë bërë për Reformën e Arsimit të Lartë në Shqipëri, diskutime mbi arsimin në emisione televizive, radio, etj.

Kush mund të bëhet pjesë e rrjetit?

Anëtar i rrjetit mund të bëhet çdo student me kohë të plotë në secilin nga ciklet e universitetit dhe që ka dëshmuar nëpërmjet notave, aktiviteteve jashtë-mësimore, etj se meriton të jetë anëtar i Rrjetit.

Kur mund të aplikoni?

Menjëherë pas përfundimit të semestrit të parë dhe përgjatë gjithë studimeve.

Cilat janë dokumentat e aplikimit?

CV
Letër Motivimi
Letër Rekomandimi
Listë Notash
Fotografi

Mënyrat e kontaktimit:

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Facebook: http://web.facebook.com/groups/nes.ekselenca 
Web: www.nes.al

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.