Biografia: Dr. Lirola Këri është diplomuar pranë FEUT në vitin 2004 dega Financë-Kontabilitet. Në vitin
2008 ka përfunduar pranë këtij fakulteti Master Shkencor në Kontabilitet dhe Auditim. Në vitin
2019 ka marrë titullin Doktor i Shkencavë në Ekonomi në fushën e kontabilitetit financiar. Prej
vitit 2005 është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë FEUT ne departamentin e kontabilitetit
në lëndët e Kontabilitetit Financiar dhe Kontabilitetit Publik. Është anëtare e Bordit të revistës
shkencore Acta Scientifict.
Ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit.
Ka eksperiencë pune 10 vjeçare pranë Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit në pozicionin e
inspektores për Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Në vitin 2010 ka mbrojtur titullin
Kontabilist i Miratuar në vend dhe në vitin 2013 është certifikuar nga ACCA për Raportim
Financiar Ndërkombëtar. Eksperienca profesionale është pasuruar edhe me angazhime në disa
biznese të mëdha si drejtuese e kontabilitetit dhe raportimit financiar.