Departamenti: Marketing
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Lavdërim Hoxha ka një eksperiencë të suksesshme në fushën e Turizmit duke punuar për kompani të njohura ndërkombëtare. Ka menaxhuar një portofol klientësh nga kompanitë më të mëdha turistike në botë si dhe ka zhvilluar negociata dhe kontrata me përfaqesuesit e brandeve të hoteleve më prestigjioze të Europës sic jane Hilton, Sheraton, Marriot, etj. Ka përfituar nga programi MIP implementuar nga AADF (Albanian American Development Foundation) si një nga të rinjtë e talentuar për të ndjekur nje specializim profesional 6-mujor në New York, SHBA pranë kompanisë Travel Edge, një kompani lider në Tregun Amerikan të turizmit. Ka drejtuar disa fushata të suksesshme marketingu me kompanitë turistike në Azi dhe në panairet në Europë. Ka punuar si konsulent në projekte te ndryshme me fokus Turizmin. Ka përfunduar studimet Bachelor për Financë 2013 dhe Master i Shkencave Financë 2015 pranë Fakultetit Ekonomisë, Universiteti Tiranës me rezultate të larta. Ka ndjekur studimet në programet Executive Education në fushën e Lidershipit dhe Marketingut pranë Harvard Business School dhe Columbia University.
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.