Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert finance në një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj. si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e manaxherit financiar.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Të diplomuarit në Master Profesional në Financë mund të punësohen në departamentet financiare të kompanive private dhe publike, banka dhe institucione të tjera të ndërmjetësimit financiar, institucione të administratës qendrore dhe vendore, ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, ente publike dhe organizata të ndryshme.

Në varësi të profilit dhe eksperiencës profesionale, ata mund të angazhohen si specialistë finance, analistë financiarë, specialistë të planifikimit dhe buxhetimit, specialistë të vlerësimit financiar, specialistë bankarë apo menaxherë financiarë. Gjerësia e formimit aplikativ u mundëson të diplomuarve të përshtaten me funksione të ndryshme financiare dhe të avancojnë drejt roleve me përgjegjësi më të lartë në administrimin financiar të organizatave.


Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Financat e Ndërmarrjes 6 60 I
2 Tregje Financiare 6 60 I
3 Kontabilitet Drejtimi i Avancuar dhe Analiza e Pasqyrave Financiare 6 60 I
4 Sisteme Informacioni dhe Aplikimi i Modeleve në Financë 6 60 I
5 Vlerësim Financiar i Biznesit 6 60 I
6 Teknikë Bankare 6 60 II
7 Drejtim Risku Financiar 6 60 II
8 Shërbime Tatimore dhe Doganore 6 60 II
9 Drejtim Financiar Ndërkombëtar 6 60 II
10 Drejtim Portofoli 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 60 600  
Viti i Dytë
1 DF i Organizatave Publike 6 60 I
2 Drejtim Bankar 6 60 I
3 Tregu i Sigurimeve 6 60 I
4 Drejtim i Pasurive të Paluajtshme 6 60 I
Lëndë me zgjedhje
5 Qeverisje Korporatash 6 60 I
Marrja e Vendimeve Organizative
6 Praktika 12 240 II
7 Mikroteza 18 36 II
Gjithsej Viti i Dytë 60 576  
Total Viti I+II 120 1176