Titulli akademik i studimitDiplomë Master Shkencor në Analizë dhe Admnistrim Fiskal
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit, Master i Shkencave në  Analizë dhe Admnistrim Fiskal (MSHAAF)

Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në Programin e studimit të ciklit të dytë:

1. Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë
  1. Bachelor, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
  2. Diplomë e sistemit të vjetër (4 vjeçar), Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
  3. Bachelor, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
  4. Diplomë e integruar e ciklit të dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
  5. Diplomë e sistemit të vjetër (4 vjeçar) në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë
  1. Bachelor, Fakultete të tjera të Ekonomisë (publike dhe jopublike), vendase dhe të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të Fakultetit.
  2. Diplomë e sistemit të vjetër (4 vjeçar), Fakultete të tjera të Ekonomisë (publike dhe jopublike), vendase dhe të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të Fakultetit.
  3. Diplomë e integruar e ciklit të dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, Fakultete të tjera të Drejtësisë (publike dhe jopublike), vendase dhe të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të Fakultetit.
  4. Bachelor, Fakultete të tjera të Drejtësisë (publike dhe jopublike), vendase dhe të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të Fakultetit.
  5. Diplomë e sistemit të vjetër (4 vjeçar) në Fakultete të tjera të Drejtësisë (publike dhe jopublike), vendase dhe të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të Fakultetit.

Studentët duhet të zotërojnë të paktën në nivelin B1, ( të vërtetuar me dokumentin përkatës) një nga gjuhët e huaja të vendeve të Bashkimit Europian ( anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).

Studentët fitues në këtë program do të përzgjidhen mbi bazën e mesatares së arritur në studimet e ciklit të parë Bachelor dhe preferencave të mësipërme. Kanë prioritet studentët e diplomuar në FEUT (sipas kritereve të brendshme), FDUT, dhe më pas ata të diplomuar në Fakultete të tjera të Ekonomisë dhe Drejtësisë, publike ose private, vendase dhe të huaja.

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit 

Programi synon të formojë specialistë me njohuri të avancuara nëfinancat publike, politikat fiskale, administrimin tatimor e doganor dhetë drejtën fiskale, të aftë për të analizuar dhe zbatuar politikat dhelegjislacionin fiskal në përputhje me zhvillimet ekonomike dhestandardet evropiane.  

Në përfundim të programit, të diplomuarit do të jenë të aftë të analizojnëefektet ekonomike dhe sociale të politikave fiskale; të interpretojnë dhezbatojnë legjislacionin tatimor e doganor; të vlerësojnë dheadministrojnë detyrimet fiskale; të ofrojnë këshillim në fushën e fiskalitetit; si dhe të përdorin metoda analitike dhe kërkimore përtrajtimin e problematikave të financave publike dhe administrimit fiskal. Programi zhvillon gjithashtu aftësitë për punë profesionale, etike dhe tëpërgjegjshme në sektorin publik dhe privat.  


Mundësia për studime të mëtejshme 

Profili shkencor i programit kombinon formimin teorik me analizënempirike dhe kërkimin e aplikuar në fushën e fiskalitetit dhe financavepublike. Ai zhvillon aftësitë analitike, kërkimore dhe të mendimit kritik, duke krijuar bazën akademike për vazhdimin e studimeve të ciklit tëtretë dhe për angazhimin në kërkim shkencor në fushat përkatëse.  


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional 

Të diplomuarit mund të zhvillojnë karrierë si specialistë dhe analistë tëfiskalitetit dhe administrimit fiskal, në administratën tatimore dhedoganore, ministri, institucione të administratës qendrore dhe vendore, sidhe në struktura që merren me politikat fiskale dhe administrimin e tëardhurave publike.  

Në sektorin privat, ata mund të punësohen në kompani dhe zyrakonsulence fiskale e tatimore, në funksione të përputhshmërisë dheplanifikimit tatimor, ose të ushtrojnë veprimtari si konsulentë të pavarur. Formimi mbi politikat fiskale të BE-së krijon gjithashtu mundësiangazhimi në projekte dhe reforma që lidhen me harmonizimin e legjislacionit fiskal dhe integrimin evropian. 

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1
Administrim fiskal
6 60 I
2
Financat e ndërmarrjeve dhe organizatave publike
6 60 I
3
Ndikimi i standarteve të kontabilitetit në raportimin tatimor
6 60 I
4
Financat publike
6 60 I
5
E drejta tregtare
6 60 I
6
Makroekonomia e Politikës fiskale
6 60 II
7 Politikat tatimore në Bashkimin Evropian 6 60 II
8 Tatim i të ardhurave 6 60 II
9 Tatim i konsumit dhe Planifikim tatimor 6 60 II
10 E drejta fiskale 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë
60 600  
Viti i Dytë
1
Auditimi i pasqyrave financiare dhe Raportimi tatimor
6 60 I
2
Taksat dhe Ekonomia
6 60 I
3
Taksimi ndërkombëtar
6 60 I
4
Taksimi lokal dhe Tatimi i pronës
6
60
I
5
Politikat kundër krimit ekonomik dhe Zhvillimi i kapitalit njerëzor
6 60 I
6
Praktika
12 240 II
7
Mikroteza
18 90 II
Gjithsej Viti i Dytë 60 630  
Total Viti I+II 120 1280  

 

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.