Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Siguria e Informacionit |
---|---|
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion Publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 vjet |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
Diplomë Bachelor në Informatikë Ekonomike të Fakultetit të Ekonomisë, UT ose të fakulteteve të tjera në IAL (publike/jopublike–vendase/të huaja).
Diplomë Bachelor në Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike, dhe degë të tjera të ngjashme në fakultete të tjera të IAL (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, UT dhe pas plotësimit të njohurive të tyre formuese.
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Programi i studimit ka për qëllim të formojë gjeneratën e re të profesionistëve, të cilët do të kenë njohuritë e duhura dhe eksperiencat për të zhvilluar sisteme më të sigurta kompjuterike. Ai synon t’i pajisë studentët me njohuritë dhe bazat teorike, si dhe me aftësitë dhe praktikat e nevojshme në fushën e sigurisë së informacionit, për të qenë të suksesshëm në këtë fushë sfiduese, shumë të nevojshme dhe të dobishme.
Objektivat e programit të studimit:
-
Të zhvillojë aftësitë e duhura komunikuese për të qenë profesionistë në fushën e sigurisë së informacionit.
-
Të formulojë dhe implementojë politika dhe zgjidhje që demonstrojnë një përvetësim të gjerë të bazave të sigurisë dhe aplikimeve praktike të teknologjisë së informacionit.
-
Të demostrojnë njohuri të qëndrueshme në lidhje me strategjitë e sigurisë së informacionit dhe ti aplikojë këto njohuri për të vlerësuar një situatë të caktuar të sigurisë së informacionit dhe për të hartuar një plan të përshtatshëm në lidhje me të.
-
Të ndërtojë një qasje të sigurisë së informacionit që balancon nevojat e organizatës me kërkesat e saj për konfidencialitet, integritet dhe disponueshmëri.
-
Të identifikojë çështjet e sigurisë së informacionit, të përdorë njohuritë e marra në teori, të investigojë shkaqet dhe zgjidhjet, dhe të hartojë strategji të udhëhequra nga teoritë në zhvillim si dhe kërkimi shkencor në fushën e sigurisë së informacionit.
-
Të analizojë dhe dizenjojë teknika të sigurisë së informacionit dhe masa mbrojtëse, përfshirë këtu politika specifike të sistemit, kundërmasa sigurie dhe kontroll aksesi në rrjet.
-
Të aplikojë metoda të standardizuara për të minimizuar riskun nëpërmjet implementimit të parimeve dhe praktikave të sigurisë së informacionit.
-
Të vlerësojë zgjidhjet e duhura të sigurisë që nevojiten për të dizenjuar dhe ndërtuar një arkitekturë sigurie duke përfshirë zbulimin e sulmeve, infrastrukturën mbrojtëse, testet e penetrimit dhe analizën e dobësive.
-
Të zhvillojë eksperiencën praktike që nevojitet për të planifikuar, realizuar dhe drejtuar auditin e sigurisë së sistemeve të informacionit sipas nivelit të kërkuar nga kuadri standard i sigurisë.
Veprimtaritë formuese:
-
Lëndë të formimit të përgjithshëm: Metoda kërkimi, Kurs Special.
-
Lëndë të formimit karakterizues: Menaxhimi i Bazave të Dhënave të Sigurta, Inxhinjeri Softwaresh dhe Tendencat e Sigurisë, Kriptologji, Analizë dhe Projektim i Sistemeve të Informacionit, Çështje të Avancuara të Sigurisë së Informacionit, Siguria e Rrjetit, Planifikimi i Sigurisë dhe Menaxhimi i Incidenteve, Siguria e Sistemeve të Informacionit.
-
Lëndë integruese: Menaxhimi i Sigurisë së Informacionit, Teoritë dhe Aplikimet Mobile.
-
Lëndë me zgjedhje: Biometrikë, E-tregëtia/e-biznesi i Sigurtë, Menaxhimi i Riskut, Modelimi dhe Simulimi në Informatikë, Siguria në Komunikimin Wireless, Modelimi dhe Analiza e Riskut të Sigurisë Socio-Teknike, Qeverisja e TI, Aspektet Ligjore të Sigurisë së Informacionit, Hakerimi Etik dhe Testi i Ndërhyrjeve në Rrjet, Aspektet Organizative dhe Njerzore të Sigurisë së informacionit, Prova Ligjore Dixhitale, Inteligjencë Artificiale.
-
Praktika.
-
Diploma.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:
Nota | Pikët |
---|---|
4 | deri në 50 pikë |
5 | 51-57 |
6 | 58-65 |
7 | 66-73 |
8 | 74-81 |
9 | 82-89 |
10 | 90-100 |
Mundësia për studime të mëtejshme
Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Master i Shkencave në Siguria e Informacionit pranohet të vazhdojë një program studimi të Ciklit të Tretë (Doktoraturë në fushën e Sistemeve të Informacionit, në fushat e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, etj).
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i sigurisë së sistemeve të informacionit me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore, ente, kompani (publike apo jo publike), organizata të ndryshme, etj., si:
-
Oficer i Sigurisë së Sistemeve të Informacionit;
-
Administrator Bazash të Dhënash të Sigurta;
-
Menaxher i Projekteve të Teknologjisë së Informacionit;
-
Menaxher i Sistemeve të Informacionit; etj.
Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur. Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore. Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të Ciklit të Tretë (Doktoraturës).
Detajet e programit të studimit
Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
---|---|---|---|---|
Viti i Parë | ||||
1 | Menaxhim i Bazave të Dhënave të Sigurta | 6 | 60 | I |
2 | Sistemet e Bazave të të Dhënave të Avancuara | 7 | 75 | I |
3 | Inxhinjeri Softwaresh dhe tendencat e sigurisë | 7 | 75 | I |
4 | Kriptologji | 7 | 75 | I |
5 | Analizë dhe Projektim i Sistemeve të Informacionit | 6 | 60 | I |
6 | Çështje të Avancuara të Sigurisë së Informacionit | 6 | 60 | II |
7 | Siguria e Rrjetit | 6 | 60 | II |
8 | Planifikimi i Sigurisë dhe Menaxhimi i Incidenteve | 7 | 75 | II |
9 | Metoda Kërkimi | 6 | 60 | II |
10 | Teknologjitë mobile | 7 | 75 | II |
Gjithsej Viti i Parë | 65 | 675 | ||
Viti i Dytë | ||||
1 | Siguria e Sistemeve të Informacionit | 7 | 75 | I |
2 | Kurs Special | 6 | 60 | I |
Lëndë me Zgjedhje (dy gjithsej) | ||||
3 | Biometrikë | 6 | 60 | I |
E-tregëtia / E-biznesi i sigurtë | ||||
Menaxhimi i Riskut | ||||
Modelimi dhe Simulimi në Informatikë | ||||
Siguria në Komunikimin Wireless | ||||
Modelimi dhe Analiza e Riskut të Sigurisë Socio-teknike | ||||
Qeverisja e TI | ||||
Aspektet Ligjore të Sigurisë së Informacionit | ||||
Hakerimi Etik dhe Testi i Ndërhyrjeve në Rrjet | ||||
Aspektet Organizative dhe Njerëzore të Sigurisë së Informacionit | ||||
Prova Ligjore Dixhitale | ||||
Inteligjenca Artificiale | ||||
4 | Praktika | 12 | 120 | II |
5 | Projekti Kërkimor dhe Teza | 18 | 180 | II |
Gjithsej Viti i Dytë | 55 | 555 | ||
Total Viti I+II | 120 | 1230 |