Drejtues i grupit të punës në UT dhe personi i kontaktit
Prof. Asoc. Dr. Elona Pojani
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Përshkrimi i projektit
Projekti Widera Horizon me titull “Up-skilling researchers for sustainable entrepreneurship based on innovation process management - USE IPM” do të jetë një projekt i përbashkët bashkëpunimi kërkimor i cili përfshin partnerë akademik dhe jo-akademik. Në këtë projekt, Universiteti i Tiranës do veprojë si partner. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përshpejtojë bashkëpunimin midis institucioneve akademike (nga vendet në zgjerim) dhe komunitetit jo-akademik, duke rritur kapacitetet e institucioneve akademike për kërkimin dhe inovacionin (R&I) drejt qëndrueshmërisë, bazuar në menaxhimin e procesit të inovacionit.
Objektivat specifikë të projektit janë:
- Rritja e aftësive të institucioneve akademike në vendet në zgjerim për t'u bërë partnerë të vlefshëm në fushën e qëndrueshmërisë.
- Rritja e njohurive dhe aftësive të studiuesve nga institucionet akademike (talentet) në vendet në zgjerim në fushën e Kërkimit dhe transferimit të teknologjisë.
- Rritja e perspektivave të karrierës për talentet e ardhshme për kërkim
- Rritja e aftësive të bizneseve për t’iu përgjigjur sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm
- Krijimi i zgjidhjeve inovative me efekte qëndrueshmërie
Për më shumë rreth aktiviteteve, vizitoni faqen e projektit: http://www.useipm.com/