Universiteti i Tiranës si pjesë e konsorciumit fitues të projektit “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs” në kuadrin e projekteve Horizon 2020 realizoi me sukses rolin e tij në këtë projekt katërvjeçar i cili nisi në janar 2020 e përfundoi në Dhjetor 2023.me synimin të hartojë dhe zbatojë Plane të Barazisë Gjinore në institucionet akademike dhe kërkimore.
Projekti e zhvilloi aktivitetin me një ekip ndërdisiplinor që përfaqësonin disa departamente të Fakultetit të Ekonomisë, Departamenti i Kontabilitetit, Departamenti i Menaxhimit dhe Departamenti i Ekonomiksit si dhe nje përfaqësuese nga Departamenti i Shkencave Politike, Fakulteti i Shkencave Sociale, UT. Së bashku me Fakultetin e Ekonomise, anëtarët të konsorciumit janë institucione prestigjioze nga vende të ndryshme Europiane si: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Università di Modena e Reggio Emilia, RWTH Aachen University, Cergy, University, Paris, Mathematical Institute of the Serbian Academy of Sciences and Arts, Università di Messina, Institut de Ciencies del Mar, CSIC, Barcelona, Max PlanckGesellschaft.
Në muajin Mars 2024 u zhvillua takimi me përfaqësues të Komisionit Evropian, të cilët vlerësuan rezultatet e projektit në përfundim të tij. Sipas vlerësuesve projekti LeTSGEPs ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme me ndikim të rëndësishëm e të menjëhershëm. Projekti ka patur performancë shumë të mirë duke shfaqur një qasje gjithëpërfshirëse dhe strategjike të Planeve të Barazisë Gjinore dhe duke ofruar një mori materialesh mbështetëse, me të cilat janë zhvilluar trajnime për anëtarët e projektit, por përmes tyre janë zhvilluar trajnime edhe brenda institucioneve kërkimore me pjesëmarrje të konsiderueshme si nga personeli akademik, ndihmës akademik, administrativ dhe të studentëve.
Fokusi i këtij projekti ka qenë në integrimin e Planeve të Barazisë Gjinore me Buxhetimin Gjinor. Ky ka qenë një aspekt kyç inovativ që i ka dhënë projektit vlerën e tij të shtuar dhe pozicionin unik midis palëve të interesuara dhe projekteve të tjera simotra.
Projekti i ka arritur plotësisht objektivat dhe synimet e tij për periudhën dhe të gjitha përfundimet e publikuara në kohë janë të një cilësie shumë të mirë. Planet e Barazise Gjinore dhe paketat e punës mbështetëse dhe përfundimet e publikuara kanë kontribuar ndjeshëm në arritjen e objektivave të LeTSGEPs dhe kanë nxitur ndryshime të qëndrueshme institucionale. Ndër rezultatet më domethënëse janë hartimi dhe publikimi i Planeve të Barazisë Gjinore, Manuali për Plane të Barazisë Gjinore të qëndrueshme, Raporti për tejkalimin e rezistencës, Përmbledhjet e Politikave dhe rekomandimet. Manuali për Plane të Barazisë Gjinore të qëndrueshme është ndër rezultatet kryesore të projektit dhe është i një cilësie shumë të lartë.
Kuadri i monitorimit dhe vlerësimit të projektit ka luajtur një rol kyç në vlerësimin e efektivitetit dhe përshtatshmërisë së Planeve te Barazise Gjinore.Projekti është monitoruar nga RWTH, AACHEN University hap pas hapi dhe ka qenë një qasje praktike, gjithëpërfshirëse.
Aktivitetet kanë kontribuar dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe përmirësimin e perspektivës së tyre të karrierës, përmirësimin e ekuilibrit gjinor në organet vendimmarrëse si dhe në forcimin i dimensionit gjinor në përmbajtjen e kërkimit.
Për rezultatet e projektit, klikoni linkun si më poshtë: LeTSGEPs – Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research performing organisations