Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE:
Prof. Dr. Gentiana Sharku
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Përshkrimi i projektit
Projekti është një Jean Monnet Module i financuar nga Komisioni Evropian si pjesë e programit Erasmus+.
Qëllimi i këtij moduli është të promovojë politikat e financave të gjelbëra të BE-së për bizneset, tregjet financiare dhe sigurimet, përmes aktiviteteve mësimore dhe kërkimore. Duke qenë se Shqipëria konsiderohet një vend me profil të lartë përsa i përket fatkeqësive natyrore, cënueshmëria ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe mjedisore në të ardhmen përbën një çështje kritike për individët, bizneset dhe shoqërinë në tërësi.
Projekti përfshin tre module kryesore: Moduli i parë do të integrohet në lëndën "Tregu i sigurimeve", ku përmbajtja e programit aktual do të pasurohet me kuadrin e ri ligjor të BE-së që promovon qëndrueshmërinë, duke përshkruar praktikat e reja të marrjes në sigurim, nënshkrimit, vlerësimit të dëmeve, investimit dhe risigurimit, përcaktimin e primeve dhe rezervave për shkak të risqeve që shkaktohet nga ndryshimet klimatike dhe mjedisore; Moduli i dytë do të integrohet në lëndën "Vlerësimi financiar i biznesit", duke pasur si objektiv kryesor pasurimin e njohurive me akses të drejtpërdrejtë në politikat, direktivat dhe rregullat e BE-së mbi financimin dhe investimin e gjelbër, si dhe ndikimin e tyre në krijimin e vlerës së biznesit. Studentëve do t'u afrohet motoja "Të investojmë paratë për mirë, jo thjesht për fitim" – një biznes më tërheqës për aksionerët dhe kreditorët; Moduli i tretë konsiston në organizimin e kurseve të shkurtra intensive me studentët e ciklit të parë të studimeve në Fakultetin e Ekonomisë duke prezantuar çështje që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, investimet dhe financimi, si dhe sigurimet e gjelbëra.
Dy modulet e para zhvillohen në programet e studimit Master Profesional në Financë dhe Master i Shkencave në Manaxhim Risku.
Në projekt përvec stafit akademik, janë të angazhuar edhe ekspertë nga fusha që lidhen me projektin si sektori bankar, industria e sigurimeve dhe kompanitë e auditimit.
Për më shumë rreth aktiviteteve, vizitoni faqen e projektit: https://sustainablefinance.feut.edu.al