Drejtuese e grupit të punës për Universitetin e Tiranës
Prof. Asoc. Dr. Perseta Grabova

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Pikë kontakti e projektit për Universitetin e Tiranës

Prof.Asoc.Dr. Elona Pojani

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit

Në përgjigje të kërkesave në zhvillim të ekonomisë dhe shoqërisë së shekullit të 21-të, të karakterizuara nga specializimi dhe digjitalizimi, projekti " Digital Education Readiness in the field of Higher Education " trajton nevojën për rritjen e aftësive digjitale të stafit mësimdhënës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Fusha e projektit është ngritja e kapaciteteve për forcimin e kërkimit dhe mësimdhënies në fushat e lidhura me Digjitalizimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Në këtë projekt Universiteti i Tiranës, vepron si partner dhe njësi zbatuese ka Fakultetin e Ekonomisë.

Ky projekt realizohet në përputhje me objektivat dhe aktivitetet e fushës së veprimit “Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e lartë (CBHE) - Strand II”. Projekti është i lidhur me objektivat dhe prioritetet specifike të programit Erasmus + të lidhur me transformimin digjital dhe gjithashtu mbështet prioritetin e parë dhe të dytë strategjik të Planit të Veprimit të BE-së për Arsimin Digjital 2021-2027. Me realizimin e projektit, IAL-të e Ballkanit Perëndimor do të forcojnë edukimin e tyre digjital duke aplikuar metoda inovative të mësimdhënies. Projekti do të përmirësojë gjithashtu aftësitë digjitale të punonjësve në industri.

Objektivat specifike të projektit janë:

  • Forcimi i kapaciteteve të IAL-ve partnere për t'u angazhuar me efektivitet në bashkëpunimin shkencor dhe transferimi i njohurive në lidhje me paradigmën e re industriale, digjitalizimin dhe zhvillimin e aftësive të buta.
  • Ngritje e kapaciteteve për mësimdhënie në lëndë të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm dhe njohuritë digjitale.
  • Nxitja e punësimit të studentëve nëpërmjet rritjes së njohurive dhe zhvillimit të aftësive.
  • Rritja e kapaciteteve të bizneseve në fushë me qëllim përmirësimin konkurrencës duke rritur vlerën e tyre të shtuar.
  • Përmirësimi i programeve aktuale mësimore duke integruar metodologji inovative në mësimdhënie.
  • Nxitja e bashkëpunimit mes IAL-ve dhe organizatave të biznesit.
  • Përmirësimi i komunikimit ndërmjet IAL-ve dhe botës së biznesit.

Partnerët në projekt:

  • Universiteti i Lubjanës, Slloveni (Koordinator)
  • Universiteti i KU Leuven, Belgjikë
  • Universiteti i Banja Lukës, Bosnje dhe Hercegovinë
  • Universiteti i Sarajevës Lindore, Bosnje dhe Hercegovinë
  • Universiteti i Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinë
  • Universiteti i Malit të Zi, Mali i Zi
  • Universiteti i Tiranës, Shqipëri
  • Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës Srpska, Bosnje dhe Hercegovinë
  • Dhoma e Tregtisë e Federatës së Bosnje Hercegovinës, Bosnje dhe Hercegovinë
  • Dhoma e Tregtisë e Podgoricës. Mali i ZI, Mali i Zi
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Shqipëri

Për më shumë informacion mbi projektit, vizitoni websiten e projektit: https://derhe.si/

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.