Jean Monnet

Objektivat specifike të projektit:
- Rishikimi dhe përshtatja e materialeve aktuale mësimore të Ekonomisë së Mjedisit në përputhje me standardet dhe politikat e BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm;
- Përmirësimi i vazhdueshëm i materialeve mësimore dhe rritja e cilësisë së mësimdhënies;
- Organizimi i shkollave verore;
- Ndarja e përvojës, punës kërkimore dhe praktikave më të mira me palët e treta;
- Uebsajt i përhershëm i dedikuar zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në përputhje me standardet dhe politikat e BE-së.
Për të arritur këto objektiva, grupi i zbatimit të projektit ka ndjekur dhe përmbushur me rigorozitet aktivitetet e propozuara në projekt propozim.

Jean Monnet

Objektivat specifike të këtij projekti janë:

  • Forcimi i kapaciteteve të Universitetit në zbatimin e koncepteve të Integrimit Evropian
  • Shpërndarja e njohurive mbi procesin e integrimit europian përtej audiencave të specializuara, me fokus studentët.
  • Promovimi i vlerave europiane në politikat e ndjekura nga Integrimi.
  • Forcimi i dialogut mes aktorëve akademikë dhe shoqërisë.

Përshkrimi i projektit

Në përgjigje të kërkesave në zhvillim të ekonomisë dhe shoqërisë së shekullit të 21-të, të karakterizuara nga specializimi dhe digjitalizimi, projekti " Digital Education Readiness in the field of Higher Education " trajton nevojën për rritjen e aftësive digjitale të stafit mësimdhënës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Fusha e projektit është ngritja e kapaciteteve për forcimin e kërkimit dhe mësimdhënies në fushat e lidhura me Digjitalizimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Në këtë projekt Universiteti i Tiranës, vepron si partner dhe njësi zbatuese ka Fakultetin e Ekonomisë.

Ky projekt realizohet në përputhje me objektivat dhe aktivitetet e fushës së veprimit “Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e lartë (CBHE) - Strand II”. Projekti është i lidhur me objektivat dhe prioritetet specifike të programit Erasmus + të lidhur me transformimin digjital dhe gjithashtu mbështet prioritetin e parë dhe të dytë strategjik të Planit të Veprimit të BE-së për Arsimin Digjital 2021-2027. Me realizimin e projektit, IAL-të e Ballkanit Perëndimor do të forcojnë edukimin e tyre digjital duke aplikuar metoda inovative të mësimdhënies. Projekti do të përmirësojë gjithashtu aftësitë digjitale të punonjësve në industri.

Objektivat specifike të projektit janë:

  • Forcimi i kapaciteteve të IAL-ve partnere për t'u angazhuar me efektivitet në bashkëpunimin shkencor dhe transferimi i njohurive në lidhje me paradigmën e re industriale, digjitalizimin dhe zhvillimin e aftësive të buta.
  • Ngritje e kapaciteteve për mësimdhënie në lëndë të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm dhe njohuritë digjitale.
  • Nxitja e punësimit të studentëve nëpërmjet rritjes së njohurive dhe zhvillimit të aftësive.
  • Rritja e kapaciteteve të bizneseve në fushë me qëllim përmirësimin konkurrencës duke rritur vlerën e tyre të shtuar.
  • Përmirësimi i programeve aktuale mësimore duke integruar metodologji inovative në mësimdhënie.
  • Nxitja e bashkëpunimit mes IAL-ve dhe organizatave të biznesit.
  • Përmirësimi i komunikimit ndërmjet IAL-ve dhe botës së biznesit.

Partnerët në projekt:

  • Universiteti i Lubjanës, Slloveni (Koordinator)
  • Universiteti i KU Leuven, Belgjikë
  • Universiteti i Banja Lukës, Bosnje dhe Hercegovinë
  • Universiteti i Sarajevës Lindore, Bosnje dhe Hercegovinë
  • Universiteti i Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinë
  • Universiteti i Malit të Zi, Mali i Zi
  • Universiteti i Tiranës, Shqipëri
  • Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës Srpska, Bosnje dhe Hercegovinë
  • Dhoma e Tregtisë e Federatës së Bosnje Hercegovinës, Bosnje dhe Hercegovinë
  • Dhoma e Tregtisë e Podgoricës. Mali i ZI, Mali i Zi
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Shqipëri

Për më shumë informacion mbi projektit, vizitoni websiten e projektit: https://derhe.si/

Përshkrimi i projektit

Projekti është një Jean Monnet Module i financuar nga Komisioni Evropian si pjesë e programit Erasmus+.

Qëllimi i këtij moduli është të promovojë politikat e financave të gjelbëra të BE-së për bizneset, tregjet financiare dhe sigurimet, përmes aktiviteteve mësimore dhe kërkimore. Duke qenë se Shqipëria konsiderohet një vend me profil të lartë përsa i përket fatkeqësive natyrore, cënueshmëria ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe mjedisore në të ardhmen përbën një çështje kritike për individët, bizneset dhe shoqërinë në tërësi.

Projekti përfshin tre module kryesore: Moduli i parë do të integrohet në lëndën "Tregu i sigurimeve", ku përmbajtja e programit aktual do të pasurohet me kuadrin e ri ligjor të BE-së që promovon qëndrueshmërinë, duke përshkruar praktikat e reja të marrjes në sigurim, nënshkrimit, vlerësimit të dëmeve, investimit dhe risigurimit, përcaktimin e primeve dhe rezervave për shkak të risqeve që shkaktohet nga ndryshimet klimatike dhe mjedisore; Moduli i dytë do të integrohet në lëndën "Vlerësimi financiar i biznesit", duke pasur si objektiv kryesor pasurimin e njohurive me akses të drejtpërdrejtë në politikat, direktivat dhe rregullat e BE-së mbi financimin dhe investimin e gjelbër, si dhe ndikimin e tyre në krijimin e vlerës së biznesit. Studentëve do t'u afrohet motoja "Të investojmë paratë për mirë, jo thjesht për fitim" – një biznes më tërheqës për aksionerët dhe kreditorët; Moduli i tretë konsiston në organizimin e  kurseve të shkurtra intensive me studentët e ciklit të parë të studimeve në Fakultetin e Ekonomisë duke prezantuar çështje që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, investimet dhe financimi, si dhe sigurimet e gjelbëra.

Dy modulet e para zhvillohen në programet e studimit Master Profesional në Financë dhe Master i Shkencave në Manaxhim Risku.

Në projekt përvec stafit akademik, janë të angazhuar edhe ekspertë nga fusha që lidhen me projektin si sektori bankar, industria e sigurimeve dhe kompanitë e auditimit.

Për më shumë rreth aktiviteteve, vizitoni faqen e projektit: https://sustainablefinance.feut.edu.al

Universiteti i Tiranës si pjesë e konsorciumit fitues të projektit “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs” në kuadrin e projekteve Horizon 2020 realizoi me sukses rolin e tij në këtë projekt katërvjeçar i cili nisi në janar 2020 e përfundoi në Dhjetor 2023.me synimin të hartojë dhe zbatojë Plane të Barazisë Gjinore në institucionet akademike dhe kërkimore.

Projekti e zhvilloi aktivitetin me një ekip ndërdisiplinor që përfaqësonin disa departamente të Fakultetit të Ekonomisë, Departamenti i Kontabilitetit, Departamenti i Menaxhimit dhe Departamenti i Ekonomiksit si dhe nje përfaqësuese nga Departamenti i Shkencave Politike, Fakulteti i Shkencave Sociale, UT. Së bashku me Fakultetin e Ekonomise, anëtarët të konsorciumit janë institucione prestigjioze nga vende të ndryshme Europiane si: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Università di Modena e Reggio Emilia, RWTH Aachen University, Cergy, University, Paris, Mathematical Institute of the Serbian Academy of Sciences and Arts, Università di Messina, Institut de Ciencies del Mar, CSIC, Barcelona, Max PlanckGesellschaft.

Në muajin Mars 2024 u zhvillua takimi me përfaqësues të Komisionit Evropian, të cilët vlerësuan  rezultatet e projektit në përfundim të tij. Sipas vlerësuesve projekti LeTSGEPs ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme me ndikim të rëndësishëm e të menjëhershëm. Projekti ka patur performancë shumë të mirë duke shfaqur një qasje gjithëpërfshirëse dhe strategjike të Planeve të Barazisë Gjinore dhe duke ofruar një mori materialesh mbështetëse, me të cilat janë zhvilluar trajnime për anëtarët e projektit, por përmes tyre janë zhvilluar  trajnime edhe brenda institucioneve kërkimore me pjesëmarrje të konsiderueshme si nga personeli akademik, ndihmës akademik, administrativ dhe të studentëve.

Fokusi i këtij projekti ka qenë në integrimin e Planeve të Barazisë Gjinore me Buxhetimin Gjinor. Ky ka qenë një aspekt kyç inovativ që i ka dhënë projektit vlerën e tij të shtuar dhe pozicionin unik midis palëve të interesuara dhe projekteve të tjera simotra.

Projekti i ka arritur plotësisht objektivat dhe synimet e tij për periudhën dhe të gjitha përfundimet e publikuara në kohë janë të një cilësie shumë të mirë. Planet e Barazise Gjinore dhe paketat e punës mbështetëse dhe përfundimet e publikuara kanë kontribuar ndjeshëm në arritjen e objektivave të LeTSGEPs dhe kanë nxitur ndryshime të qëndrueshme institucionale. Ndër rezultatet më domethënëse  janë hartimi dhe publikimi i Planeve të Barazisë Gjinore, Manuali për Plane të Barazisë Gjinore të qëndrueshme, Raporti për tejkalimin e rezistencës, Përmbledhjet e Politikave dhe rekomandimet. Manuali për Plane të Barazisë Gjinore të qëndrueshme është ndër rezultatet kryesore të projektit dhe është i një cilësie shumë të lartë.

Kuadri i monitorimit dhe vlerësimit të projektit ka luajtur një rol kyç në vlerësimin e efektivitetit dhe përshtatshmërisë së Planeve te Barazise Gjinore.Projekti është monitoruar nga  RWTH, AACHEN University hap pas hapi dhe ka qenë një qasje praktike, gjithëpërfshirëse.

Aktivitetet kanë kontribuar dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe përmirësimin e perspektivës së tyre të karrierës, përmirësimin e ekuilibrit gjinor në organet vendimmarrëse si dhe në forcimin i dimensionit gjinor në përmbajtjen e kërkimit.

Për rezultatet e projektit, klikoni linkun si më poshtë: LeTSGEPs – Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research performing organisations

Klikoni për më tepër:

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.