Në kuadër të bashkëpunimit të Fakultetit të Ekonomisë me BALFIN Group do të organizohet leksioni i hapur “Green Coast Galeria by TEG” , me të ftuar:
- Elda Hysenbelli, CEO e ACREM (kompania menaxhuese e TEG dhe QTU)
- Armando Alicanaj, Administrator, Green Coast Resort & Residences
Dy drejtuesit do të prezantojnë e bashkëbisedojnë me ju për aspekte të zhvillimit dhe menaxhimit të këtij projektit, për perspektivën për punësim, të ndikimit të projektit në komunitet, apo edhe çështje të tjera në interesin tuaj.
📌 Takimi do të organizohet ditën e enjte, data 26 Tetor, ora 12:30-13:30
Për studentët e interesuar lutemi konfirmimin e pjesëmarrjes në leksion, duke konfirmuar në link: https://forms.gle/juUMGJk21FEzPNgQA, brenda ditës së nesërme.