Përshkrimi i projektit

Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror ndikohen ndjeshëm nga ndryshimet klimatike. Është e rëndësishme që sistemi i arsimit të lartë të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve dhe njohurive ndërdisiplinore për një shoqëri të qëndrueshme dhe të fortë, në gjendje të ndërtojë më mirë ekonominë tonë të rrezikuar. Investitorët, siguruesit, bizneset, qytetet dhe qytetarët në të gjithë BE-në dhe Ballkan duhet të kenë akses në të dhëna dhe të zhvillojnë instrumente për të integruar ndryshimet klimatike në praktikat e tyre të menaxhimit të risqeve. Ky projekt  realizohet nëpërputhje për objektivat dhe aktivitetet e fushës së veprimit Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e lartë (CBHE) - Strand II. Qëllimi më i gjerë dhe objektivat specifike të projektit janë në përputhje me prioritetin e "Marrëveshjes së Gjelbër" të BE-së, si një projekt që mbështet veprimin brenda sistemeve të arsimit të lartë për krijimin e komuniteteve të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Plani për Klimën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, FEUT 2024

Klikoni për më tepër: 

Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE

Prof. Asoc. Dr. Perseta Grabova
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit

Projekti është një Jean Monnet Module i financuar nga Komisioni Evropian brenda programit Erasmus+ .

Ky projekt synon zhvillimin e dy moduleve Jean Monnet, në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës (FEUT), përkatësisht Menaxhimin e Riskut nga Katastrofat dhe Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike. Të dyja lëndët do të zhvillohen në kontekstin e integrimit në Bashkimin Evropian. Aktivitetet mësimore janë produkti kryesor i projektit, me synimin e përfshirjes së një këndvështrimi të BE-së në lëndët ekzistuese "Menaxhimi Risku nga Katastrofat" dhe "Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike", me qëllim të promovimit të çështjeve të lidhura me Integrimin e çështjeve të lidhura me Bashkimin Evropian në përmbajtjen aktuale të këtyre lëndëve. Të dy modulet do të zhvillohen për studentët e Masterit të Shkencave në Menaxhimin Risku pranë Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Klikoni për më tepër:

Përshkrimi i projektit

Projekti është një Jean Monnet Module i financuar nga Komisioni Evropian brenda programit Erasmus+ .

Ky projekt është hartuar në kuadër të objektivave të programit Jean Monnet, për të financuar dhe mbështetur aktivitetet e lidhura me zhvillimin dhe promovimin e lëndëve të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me fushën e integrimit evropian.

Duke adresuar njohurinë mbi praktikat dhe përvojat e BE-së në tre fusha të ndërlidhura (klima, energjia dhe tatimet), ky projekt synon të kontribuojë në integrimin e studimeve të BE-së në kurrikulat e vendeve të treta që nuk janë drejtpërdrejtë të lidhura me studimet e BE-së. Produkti kryesor i këtij projekti përfshin zhvillimin e 3 moduleve Jean Monnet, në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin e Tiranës (FEUT).

Klikoni për më tepër: 

Përshkrimi i projektit

Projekti Widera Horizon me titull “Up-skilling researchers for sustainable entrepreneurship based on innovation process management - USE IPM” do të jetë një projekt i përbashkët bashkëpunimi kërkimor i cili përfshin partnerë akademik dhe jo-akademik. Në këtë projekt, Universiteti i Tiranës do veprojë si partner. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përshpejtojë bashkëpunimin midis institucioneve akademike (nga vendet në zgjerim) dhe komunitetit jo-akademik, duke rritur kapacitetet e institucioneve akademike për kërkimin dhe inovacionin (R&I) drejt qëndrueshmërisë, bazuar në menaxhimin e procesit të inovacionit.

Objektivat specifikë të projektit janë:

  • Rritja e aftësive të institucioneve akademike në vendet në zgjerim për t'u bërë partnerë të vlefshëm në fushën e qëndrueshmërisë.
  • Rritja e njohurive dhe aftësive të studiuesve nga institucionet akademike (talentet) në vendet në zgjerim në fushën e Kërkimit dhe transferimit të teknologjisë.
  • Rritja e perspektivave të karrierës për talentet e ardhshme për kërkim
  • Rritja e aftësive të bizneseve për t’iu përgjigjur sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm
  • Krijimi i zgjidhjeve inovative me efekte qëndrueshmërie

Për më shumë rreth aktiviteteve, vizitoni faqen e projektit: http://www.useipm.com/

Klikoni për më tepër:

Publikohet “Newsletter” i parë i projektit 1Future. Në të mund të gjeni informacion mbi ecurinë e projektit gjatë 6 muajve të parë të zbatimit të tij. Universiteti i Tiranës është koordinator i projektit të përbërë prej 18 partnerësh akademik dhe jo-akademik nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe nga vendet e BE-së.

Ndiqni për më shumë faqen web të projektit: https://1future.feut.edu.al/

The first newsletter of the 1Future project has been published. In it, you can find information about the progress of the project during its first 6 months of implementation. The University of Tirana is the coordinator of the project, which consists of 18 academic and non-academic partners from the Western Balkans region and EU countries.

For more information, please visit the project's website: https://1future.feut.edu.al/

Klikoni për më tepër

Sottocategorie

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.